KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Muja: Vendosëm kontroll 100% për çdo dërgesë të mishit nga Brazili, po verifikojmë 1,446 dërgesa

Muja: Vendosëm kontroll 100% për çdo dërgesë të mishit nga Brazili, po verifikojmë 1,446 dërgesa

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se është vendosur kontroll 100 për qind për çdo dërgesë të mishit nga Brazili, pas dyshimeve për parregullsi me etiketat e afatit të përdorimit të mishit të destinuar për Kosovë.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka ngritur shqetësimin për sigurinë e ushqimit që u ofrohet qytetarëve.

Duke folur për rastin e mishit të bllokuar nga autoritetet e Malit të Zi në Portin e Tivarit, Muja ka thënë se institucionet e Kosovës kanë intensifikuar kontrollet dhe po verifikojnë dërgesat e importuara nga Brazili.

“Kemi vendosur 100% kontroll të dërgesave të mishit nga Brazili në saje të lajmërimit të Bashkimit Evropian që Brazili do të hiqet nga lista e establishmentëve të aprovuara. Më 29 shtator, ne kemi pranuar informacionet e para të cilat konfirmojnë dyshimet që i kanë autoritetet se në këto disa dërgesa ka pasur ose ka dyshime për ndërrim të etiketave. Deri më tani, këtë informacion e kemi nga autoritetet e Malit të Zi. Megjithatë, unë dëshiroj t’ju informoj që paralelisht dhe pa marrë parasysh veprimet e Malit të Zi e raportin zyrtar për të cilin po e presim zyrtarisht, që nga shtatori kemi urdhëruar 100% kontroll të çdo dërgese. Që nga shtatori ka kontrolle më të intensifikuara, ndoshta më të mëdha, ndonjëherë brenda tregut. Gjithashtu, është nisur kontroll-verifikimi prej janarit deri më 5 shtator i çdo dërgese. 1,446 dërgesa të mishit nga Brazili janë duke u verifikuar një nga një. Inspektohet çdo operator ekonomik; operatori Apetit është një nga operatorët e mëdhenj, por 60% e importeve nga operatorë të tjerë dhe ato po verifikohen një nga një”, tha Muja.

Gjatë diskutimit, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kërkuar sqarime lidhur me rrezikun që mund t’u kanoset qytetarëve nga mishi me afat të skaduar, duke ngritur shqetësime për kontrollet dhe përgjegjësinë institucionale.

“Nuk duhet që të helmohet popullata. A do ta fusnin në listën e zezë kompaninë Apetit? Po bleni mish me afat të skaduar që të helmoni popullatën”, theksoi Kadrijaj.

Autoritetet malazeze kanë ndaluar në dy raste gjithsej rreth 103 tonë mish viçi të ngrirë, të cilat kishin si destinacion kompaninë kosovare “Apetit SHPK”. Sipas njoftimeve të tyre, mishi kishte afat të skaduar, ndërsa në rastin e parë dyshohej se etiketat origjinale ishin zëvendësuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.