Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Grabitje”.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e personit të kërkuar, duke u bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, t’i ndajnë ato me organet e rendit.
Të gjitha informatat mund të dërgohen në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.
Policia ka bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse, në mënyrë që të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

