KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​KGjK emëron gjyqtarë mbikëqyrës në disa degë të gjykatave, zgjedh edhe administratorin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

​KGjK emëron gjyqtarë mbikëqyrës në disa degë të gjykatave, zgjedh edhe administratorin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës po mban sot mbledhjen e 373-të, ku në rend dite janë gjithsej 38 pika. Gjatë kësaj mbledhjeje, KGjK-ja po shqyrton çështje të ndryshme që lidhen me funksionimin e sistemit gjyqësor, përfshirë emërimin e gjyqtarëve mbikëqyrës në disa degë të gjykatave themelore dhe zgjedhjen e administratorit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Dega në Shtërpcë, me 10 vota për është zgjedhur Faton Ajvazi. Për këtë pozitë kishin aplikuar Lela Petkoviq, Magdalena Millosheviq dhe Faton Ajvazi. Siç u bë e ditur nga anëtari i KGjK-së, Artan Abazi, Komisioni për Rekrutimin kishte konstatuar se Petkoviq dhe Millosheviq kishin performancë më të ulët se niveli “shumë mirë”, andaj nuk ishin kualifikuar për fazën e intervistimit.

Ndërkaq, Nehat Qelaj është zgjedhur me 9 vota për gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë. Mandati i tij do të jetë pesëvjeçar dhe fillon nga data e sotme.

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec, është emëruar Avni Berisha, i cili ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë. Mandati i tij do të jetë pesëvjeçar.

Ndërsa në Gjykatën Themelore në Pejë, Dega në Klinë, Blerta Kelmendi, si kandidatja e vetme, është zgjedhur me 9 vota për gjyqtare mbikëqyrëse. Mandati i saj do të jetë pesëvjeçar.

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, Valon Hajdini, kandidati i vetëm për këtë pozitë, është zgjedhur me 10 vota për gjyqtar mbikëqyrës. Po ashtu, Naim Rekaliu është zgjedhur me 11 vota për gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri.

Në kuadër të vendimeve të marra gjatë mbledhjes, KGjK-ja ka zgjedhur edhe administratorin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Me 6 vota për, në këtë pozitë është zgjedhur Leutrim Hoti, ndërsa mandati i tij do të jetë katërvjeçar dhe fillon nga data e sotme.

Vendimet për emërimet dhe zgjedhjet e bëra sot janë pjesë e pikave të parapara në rendin e ditës së mbledhjes së KGjK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.