KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ymeri-ministrit të Shëndetësisë: Buxheti i madh po, hajni e madh po, por barna jo!

Ymeri-ministrit të Shëndetësisë: Buxheti i madh po, hajni e madh po, por barna jo!

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri i ka replikuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, rreth mungesës së hapave në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Sipas saj, buxheti është i madh në këtë ministrit, megjithatë, siç thotë ajo, hajnia është po aq, por që barna s’ka, transmeton Klankosova.tv.

“Ministër, buxheti i madh, po, hajni e madh po, por barna jo! Ky është realiteti që sot e kemi në Ministrinë e Shëndetësisë, faktikisht në ShSKUK. Meqë i përmende familjarët, e vërtetë, axhën e kam mjek, por nuk pati asgjë deklarimi im që bie ndesh me atë çfarë ka ndodhur. Unë nuk po them që e ka vra të ndjerën, që më vjen keq me ia përmend emrin në këtë tragjedi, Palbociclibi”, u shpreh Ymeri.

Ajo ndër të tjera pyeti ministrin se si do të ia dilte ta blinte barin Palbociclibi, i destinuar për një lloj kanceri, pasi i njëjti sipas saj, kushton rreth 1800 euro.

“Ti e din shumë mirë sa kushton ky hap… imagjinoje veten, se nuk e paske tregu edhe qysh ndihesh, apo nuk je njeri për me mendu qysh ndihesh. Imagjino me pasë rrogën 1500 euro, që supozoj e ki shumë më shumë, si ministër, edhe hapi kushton 1800 euro, qysh ia bën? Dhe sot më thu se jena të ri në këtë punë?”, u shpreh ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.