KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet pas protestave, seanca nis me përplasje mes deputetëve

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet pas protestave, seanca nis me përplasje mes deputetëve

Ka nisur me tension seanca e sotme parlamentare në Shqipëri.

Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur fizikisht me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Sapo Balla mori fjalën për të shprehur qëndrimin e mazhorancës, Noka iu afrua dhe i shkuli mikrofonin nga tavolina, ndërsa nisi ta gjuante edhe me letra, çka solli edhe ndërprerjen me 5 minuta të seancës nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Që në nisje të seancës, deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren me foto të protestuesve të lënduar, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

“Sot ka vetëm një pikë në rend dite. Dënojmë dhunën e policisë. Të jemi pranë protestuesve, të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe zërin e një brezi që nuk druhet nga pushteti. S’mund të ketë debat parlamentar para një krize shoqërore. Studentët në rrugë, deputetët e opozitës janë krah tyre. Grupi i PD qëndron krah kërkesave të tyre", lexoi Belind Këlliçi në qëndrimin e përbashkët të grupit parlamentar demokrat.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.