KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të dalin masovikisht në votime

Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të dalin masovikisht në votime

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe vendbanimet e tjera shqiptare në Serbi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e përfaqësimit sa më të madh të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke përmendur diskriminimin dhe padrejtësitë me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në këtë shtet, transmeton Klankosova.tv.

“Përballë diskriminimit dhe padrejtësive nga shteti serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje Të bashkuar në një listë të përbashkët, votoni “Koalicionin Shqiptar”, me nr. 17, për një zë më të fuqishëm të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë!”, ka shkruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.