Bedri Hamza, dje ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.
Këtë detyrë do ta ushtrojë sekretarja e këtij subjekti politik, Vlora Çitaku.
Pas këtij zhvillimi, kanë nisur të dalin emrat e parë që kanë pretendime për t'u bërë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Uran Ismaili dhe Përparim Gruda, janë dy personalitetet e para që po diskutohen si opsione për ta marrë 'timonin' e partisë.
Kjo temë u trajtua edhe në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova.
Gazetari Vullnet Krasniqi, bile tregon se cilat janë shenjat që Uran Ismaili do të jetë zëvendësues i Bedri Hamzës.
Burimi: klankosova.tv ↗

