KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovën

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovën

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të shmangë retorikën nxitëse ndaj Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkretë për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Në përgjigje për Euronews Albania, zëdhënësi i BE-së ka shprehur shqetësimin për deklaratat e politikanëve serbë dhe për mungesën e veprimeve ndaj personave të dyshuar, transmeton Klankosova.tv.

Reagimi i Brukselit vjen pas deklaratave të Milosh Jovanoviqit, i cili gjatë fushatës zgjedhore vizitoi Prizrenin dhe u shpreh se “Kosova është Serbi”, si dhe të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili deklaroi se flamuri serb do të valëvitej sërish mbi qytet.

Zëdhënësi i BE-së theksoi se liderët politikë duhet të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi e stabiliteti në rajon. Sipas tij, është e rëndësishme që të ketë përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne presim që të gjithë liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi besimi e stabiliteti rajonal, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ai për Euronews.al.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.