KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Picula: Zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të bazohet në meritë, jo në afate politike

Picula: Zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të bazohet në meritë, jo në afate politike

Zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të bazohet në meritë, e jo në afate politike, thotë eurodeputeti kroat Tonino Picula.

“Duhet të jemi të përgatitur për një Bashkim që përfshin anëtarë të rinj, duke siguruar njëkohësisht se secili prej tyre është gati për anëtarësim. Kjo nënkupton përmbushjen e zotimeve, zbatimin e reformave dhe plotësimin e të gjitha kritereve,” shtoi Picula në një postim në platformën X.

Ai thekson se rrethanat gjeopolitike nuk duhet të shërbejnë si justifikim për t’u larguar nga kriteret.

“Duhet t’i bindim qytetarët tanë, përmes argumenteve, se zgjerimi e forcon Bashkimin, në vend që të dobësojë kapacitetin e tij për të vepruar. Anëtarësimi nuk është dhuratë – ai fitohet,” përfundoi Picula.

Proširenje Europske unije mora se temeljiti na zaslugama, a ne na politiëkim rokovima. Moramo biti spremni za Uniju s novim ëlanicama, ali i osigurati da svaka od njih bude spremna za ëlanstvo. To znaëi poštovanje preuzetih obveza, provedbu reformi i ispunjavanje svih kriterija. Geopolitiëke okolnosti ne smiju biti izgovor za odstupanja od kriterija. Naše graëane moramo argumentima uvjeriti da proširenje jaëa Uniju, a ne da slabi sposobnost njenog djelovanja. ëlanstvo se ne poklanja – ono se zasluëuje.

— Tonino Picula (@TPicula) October 21, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.