KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet ka njoftuar qytetarët se vaksinat mund t’i marrin në Qendrat e Mjekësisë Familjare më të afërta, aty ku funksionojnë njësitë e vaksinimit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të Njësisë së Vaksinimit në QKMF Prishtinë, qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, ndërsa për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes me numrin personal. Këto dokumente nevojiten për regjistrimin e të dhënave në sistem.

Ndërkohë orari i vaksinimit në QKMF vijon nga 07:00-20:00, ndërsa në QMF 07:00-13:30.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.