Stafi i shkollës "Emin Duraku" arriti t'ia shpëtonte jetën një nxënësi të klasës së 6-të.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, e për të cilin rast gazetari Nuhi Salihu dha detaje në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova.
Nxënësi kishte qenë në rrezik, pasi që një pjesë e stilolapsit i kishte ngecur në fyt.
"Nxënësi kishte vështirësi në frymëmarrje duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme", deklaroi ai.
Burimi: klankosova.tv ↗

