Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj, e ka vlerësuar të dobët paraqitjen e kryediplomatit aktual Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku u diskutua për Kosovën.
Haradinaj e 'goditi' Konjufcën duke thënë se u duk se ky i fundit po e lexonte për herë të parë fjalimin me të cilin u paraqit.
"Atë përshtypje e kisha. Në fjalimin fillestar, jo në akuzat dhe replikat me Gjuriqin", deklaroi ajo në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
"Kosova do të duhej ta diktonte narrativen e vet në formën ofanzive dhe jo defanzive siç e bëri zotëri Konjufca", deklaroi ish-ministrja e Jashtme.
Burimi: klankosova.tv ↗

