KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paçarizi: Hamza është profil prej burokrati, s’mund të funksionojë në situata të jashtëzakonshme (VIDEO)

Paçarizi: Hamza është profil prej burokrati, s’mund të funksionojë në situata të jashtëzakonshme (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me dorëheqjen e parevokueshme të Bedri Hamzës nga udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës.

Për Hamzën, ai tha që është një profil prej burokrati, transmeton Klankosova.tv.

“Z.Hamza si profil është ai personi që mund të funksionoj por jo në situata të jashtëzakonshme çfarë janë këto. Ai është një profil prej burokrati, prej një zyrtari i cili i kryen punët të cilat i ngarkohen por as nuk ka pretenduar ndonjëherë që të jetë ai vizionari që do ta rriste partinë. Z.Hamza kur e ka marrë këtë detyrë nuk e ka marrë me idenë e rritjes së partisë domethënë ka qenë krejtësisht i vetëdijshëm që detyra e tij është mirëmbajtja e partisë deri në një situatë tjetër” – tha ai.

Sipas tij, Hamza disa herë e kishte përmendur faktin se do ta çoj partinë deri te 16 shtatori.

“…Në vazhdimësi e ka përmendur faktin do ta çoj partinë deri te 16 shtatori kur pritej lirimi i z.Thaçi dhe z.Veseli si udhëheqës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në momentin kur ky afat u shtye për një kohë të pacaktuar z.Hamza vendosi që të tërhiqej…” – theksoi Paçarizi.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.