KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Balaj: As Hamza as Krasniqi s’janë dorëhequr për shkak të rezultateve zgjedhore (VIDEO)

Balaj: As Hamza as Krasniqi s’janë dorëhequr për shkak të rezultateve zgjedhore (VIDEO)

Opinionisti Labinot Bala, i ftuar në emisionin “Rubikon”, ka deklaruar se dorëheqjet e Bedri Hamzës dhe Memli Krasniqit nuk kanë ardhur si pasojë e rezultateve jo të kënaqshme elektorale të PDK-së.

Sipas tij, Hamza e mori drejtimin e partisë me synimin për të tejkaluar situatën e krijuar dhe për të shmangur ndasitë brenda saj pas dy proceseve zgjedhore.

Bala tha se Hamza arriti ta çonte PDK-në në zgjedhje të mobilizuar, duke e përshkruar angazhimin e tij si përmbushje të një misioni politik dhe jo të ambicieve personale.

“Dorëheqja e tij është si rezultat i përmbushjes së një misioni, jo përmbushje  të një egoje të tij. Ai e ka tejkaluar krizën pas dy proceseve elektorale dhe e ka çuar PDK-në në zgjedhje të mobilizuar”, ka thënë Bala, transmeton Klankosova.tv.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.