KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestuesit hedhin molotovë, gurë, djegin karrigen para kryeministrisë – policia përgjigjet me ujë

Protestuesit hedhin molotovë, gurë, djegin karrigen para kryeministrisë – policia përgjigjet me ujë

Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë.

Sikurse edhe dje, sot pedagogët i janë bashkuar tubimit bashkë me studentët, duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë.

As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh.

Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, po nuk ka pasur incidente.
Ndryshe nga ditët e tjera të protestës së javës së fundit, deri në orën 16:00, nuk është shënuar asnjë incident, as nga ana e protestuesve dhe as nga ana e policisë.

Pas 3 orëve e gjysmë në qetësi e pa incidente, rreth orës 18;00 protestuesit para Kryeministrisë kanë nisur sulmet e para. Pasi dogjën një karrige, ata hodhën edhe disa molotovë drejt Kryeministrisë.

Më pas, ata u zhvendosën në sheshin “Skënderbej”./TCH

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.