Selia e Listës Serbe në Zubin Potok, është e mbuluar me flamuj të Serbisë.
Kjo parti tash e disa cikle zgjedhore në Republikën e Kosovës, merr shumicën prej 10 ulëseve në parlamentin kosovarë, që janë të ndara për pakicën serbe.
Ndëkohë nisur nga kryetari i saj e udhëheqës tjerë të LS-ës tash e disa javë po marrin pjesë në debate zgjedhore televizive në Beograd, për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, duke përfaqësuar Partinë Përparimtare Serbe, që synon pushtetin sërish me Aleksandar Vuçiq.
Në raport me serbët e Kosovës, këto ditë u ngre alarmi në numra: ku sipas të dhënave të paraqitura nga organizata serbe: ku me më shumë se 20 mijë u rrit numri i votuesve nga Kosova, që mund të votojnë të dielën në Serbi.
Pra nga 94.000 sa ishin në zgjedhjet parlamentare të 2023, te gati 116 mijë sivjet.
Millija Bishevac, që udhëheq partinë SNP, opozitë e Listës Serbe, në Republikën e Kosovës, thotë se dihet që Vuçiq në Serbi, e LS-ja në Kosovë, fitojnë me mashtrime të mëdha, zgjedhjet.
Rritja e numrit të votuesve kryesisht serbë nga Kosova, për në zgjedhjet e së dielës përcillet sipas të gjeturave të REL-it janë evidentuar emra të përsëritur, gabime tjera dhe mbi 3.800 regjistrime ku mungon emri i prindit.
Kurse Vuçiq, ka premtuar rritje të pagave për serbët lokal, që paguhen nga buxheti i shtetit serb, kurse në mbështetje të tij, i ka dalur edhe autori e organizatori i sulmit ndaj Kosvës, në Banjskë, i arratisuri atje, Millan Radojçiq.
Komisioni i zgjedhjeve në Beograd, njoftoi se serbët që jetojnë në Kosovë , mund të votojnë në katër komuna në kufi me Republikën e Kosovës. Rashkë, Kurshumli, Tutin, e Vranjë.

