KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rivarroset Liridona Deliu, pa i mbushur dy vjet kishte vdekur gjatë luftës

Rivarroset Liridona Deliu, pa i mbushur dy vjet kishte vdekur gjatë luftës

Është rivarrosur Liridona Deliu, e cila pa I mbushur dy vjet ndërroi jetë gjatë luftës në Kosovë, si pasojë e rrethanave të luftës.

Ajo u rivarros në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, përmes një angazhimi të përbashkët, kanë mundësuar gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore përmes analizës së ADN-së, si dhe rivarrimin e sotëm, në respektim të kërkesës së familjes Deliu. /Zëri

Postimi i plotë:

Rivarroset Liridona Deliu

(21.11.1997 – Prill 1999)

Sot, në fshatin Kopiliq të Skenderajt, janë rivarrosur mbetjet mortore të Liridona Deliut, e cila, pa i mbushur dy vjet, ndërroi jetë gjatë luftës në Kosovë, si pasojë e rrethanave të luftës.

Që nga përfundimi i luftës, familja nuk e dinte vendndodhjen e mbetjeve mortore të Liridonës, duke jetuar për vite me radhë me dhimbjen për të dhe pamundësinë për të pasur një vend ku ta nderonte kujtimin e saj.

Familja kishte kërkuar mbështetjen e institucioneve për gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve të saj mortore.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, përmes një angazhimi të përbashkët, kanë mundësuar gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore përmes analizës së ADN-së, si dhe rivarrimin e sotëm, në respektim të kërkesës së familjes Deliu.

Në këtë ditë të dhimbshme, qëndrojmë pranë familjes Deliu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.