KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrugëtimi i shkurtër: 11 muajt aktiv të Bedri Hamzën, kryetar (VIDEO)

Rrugëtimi i shkurtër: 11 muajt aktiv të Bedri Hamzën, kryetar (VIDEO)

Askush kundër nuk pati votuar. Krejt i kishte pro tij, në ditën e 17 nëntorit 2025, kur Bedri Hamza u zyrtarizua si kryetari i 5 i Partisë Demokratike të Kosovës, duke e pasuar të dorëhequrin Memli Krasniqi.

Përveç, Enver Hoxhajt i cili s’pati votuar hiç, Hamza qysh në ditën e parë si kryesori i subjektit e mori disi përsipër të pajtojë edhe dy bashkëpartiak të tij, Ramiz Lladrovcin e Sami Lushtakun.

Unitet ky përveç në grupacionin që drejtonte, premtonte edhe në krejt vendin gjatë fushatave elektorale, në dy palë prej tyre edhe si kandidat për kryeministër.

Në dy proceset e votimit Hamza, e mbajti PDK-në në vendin e dytë, më 28 dhjetor 2025, ku mori 20.19% të votave dhe 22 ulëse, njesoj edhe më 7 qershor 2026, ku mori 19.44% të votave të cilat u përkthyen në 22 mandate për në Kuvendin e Kosovës.

Edhe kur u konstitua parlamenti ky qe fort aktiv në takime me Albin Kurtin për të gjetur presidenten e re. Njëherë i ndërpreu ato, e iu kthye në tavolinë tek pas vendimit të 16 shtatorit ku Gjykata Speciale, dënoi kryesorët e UÇK-së.

Paralelisht me çështjen e shefes së shtetit, ky këmbënguli për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale që e inicoi PDK-ja, pas aktgjykimi të Hagës. Pajtimi u gjet në minutat e fundit.

Ligji u votua në dy lexime edhe presidentja u bë. E Bedri Hamza në këtë seancë ia zgjati dorën Albin Kurtit të Vetëvendosjes e Ramush Haradinajt të Aleancës.

Nga orët e para të 7 tetorit, Hamza nuk doli më publikisht deri këtë të mërkurë kur kumtoi vendimin për dorëheqje të revokueshme, nga partia ku shërbeu si deputet, ministër e kryetar.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.