KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vitia priti ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, diskutojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Vitia priti ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, diskutojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën ka pritur në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me rastin e fillimit të mandatit të saj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Vitia e ka uruar ambasadoren për detyrën e re dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Zvicrës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në fuqizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë te projektet AQH dhe IHS, të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e kujdesit parësor dhe spitalor.

Ministri Vitia ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, me synim avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.