KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku me mesazh për Hamzën pas dorëheqjes: Kemi ende shumë punë për të bërë së bashku

Çitaku me mesazh për Hamzën pas dorëheqjes: Kemi ende shumë punë për të bërë së bashku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka falënderuar Bedri Hamzën pas dorëheqjes së tij të parevokueshme nga posti i kryetarit të partisë.

Përmes një reagimi publik, Çitaku ka vlerësuar përkushtimin, maturinë dhe mirëkuptimin e Hamzës gjatë bashkëpunimit të tyre.

“Bedri, ka qenë kënaqësi dhe nder të punojmë bashkë. Në një periudhë intensive, me tri palë zgjedhje nacionale në mes, maturia dhe besimi yt na kanë dhënë forcë për të ecur përpara”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se Hamza e mori drejtimin e PDK-së për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës, e jo për ambicie personale.

“Ti e more përgjegjësinë e kryetarit i shtyrë nga nevoja për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës, jo për ambicieje personale. Në një kohë të vështirë, ky angazhim ishte edhe në shërbim të çlirimtarëve tanë në Hagë, për të cilët u angazhove me tërë qenien”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe pas largimit të Hamzës nga drejtimi i partisë.

“Jam e bindur se kemi ende shumë punë të mira për të bërë së bashku për PDK-në dhe Kosovën. Faleminderit për të gjitha, Bedri!”, ka përfunduar ajo.

Hamza njoftoi të mërkurën dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së, duke bërë thirrje për një proces të ri zgjedhor brenda partisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.