KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Soni Malaj anulon koncertin në Bolonjë pas protestave në Tiranë

Soni Malaj anulon koncertin në Bolonjë pas protestave në Tiranë

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, ka njoftuar anulimin e koncertit që ishte planifikuar të mbahej më 24 tetor në Bolonjë të Italisë.

Përmes një postimi në Instagram, artistja ka bërë të ditur se, për shkak të ngjarjeve të fundit, nuk do të jetë e pranishme në koncertin e paraparë për këtë datë.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit, me keqardhje ju njoftoj që nuk do të jem e pranishme në koncertin e datës 24 tetor në Bolonjë, Itali”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Soni nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka kërkuar mirëkuptimin e publikut, duke shprehur shpresën se do të takohen sërish së shpejti.

Njoftimi i këngëtares vjen në një periudhë kur Tirana është përfshirë nga protesta të njëpasnjëshme, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar edhe me përplasje dhe tensione.

Situata ka ndikuar gjithashtu në organizimin e disa aktiviteteve kulturore dhe sportive në kryeqytet.

Kjo ka bërë që të përfshihen edhe figurat publike, duke i mbështetur studentët e qytetarët e tjerë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.