KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Fëmijët po manipulohen”, diskutohen zhvillimet në Shqipëri (VIDEO)

“Fëmijët po manipulohen”, diskutohen zhvillimet në Shqipëri (VIDEO)

Evropa vazhdon të karakterizohet me protesta të dhunshme, të cilat po shtrihen në disa vende, tash e një javë edhe Tirana është bërë pjesë e mediave botërore për protestën e studentëve.

Ndërkohë, si dje, ashtu edhe sot, kryeministri Edi Rama kërkoi dialog me protestuesit, por këta të fundit refuzuan, transmeton Klankosova.tv.

Ridvana Hajdari dhe Kostana Morava diskutuan për zhvillimet në Shqipëri në emisionin “Kosova Today”.

Sipas Hajdarit, protesta që filloi për shqetësimet për të ardhmen, sipas saj, shumë shpejt mori një karakter më të gjerë politik.

“Sot kërkesa që dëgjohet më së shumti nga protestuesit është dorëheqja e kryeministrit”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Morava tha se shqetësim i madh rreth këtyre protestave, sipas saj, janë fëmijët.

“Ajo që kam parë, është një lloj manipulimi që iu është bërë fëmijëve, këtë po e them si dëshmitare. Ata manipulohen nga rrjetet sociale, që nga muzika që dëgjojnë, që nga dëshira që iu ngjizet për të ushtruar dhunë, që nga shitja e armëve të ftohta dhe jo vetëm, në mënyrë ilegale”, u shpreh ajo në “Kosova Today”.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.