KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dënimi i Gjokoviqit, Prokuroria Speciale thotë se do të shfrytëzojë të drejtën e ankesës

Dënimi i Gjokoviqit, Prokuroria Speciale thotë se do të shfrytëzojë të drejtën e ankesës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Millorad Gjokoviq për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile “.

Në njoftimin për media të PSRK-së, u tha se “sa i përket dy pikave të aktakuzës, për të cilat Gjykata ka vlerësuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e të pandehurit, Prokuroria Speciale do ta analizojë aktgjykimin në tërësi dhe, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, do të shfrytëzojë të drejtën e ankesës”.

PSRK tha se mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të autorëve të krimeve të luftës dhe në sigurimin e llogaridhënies për viktimat dhe familjet e tyre. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.