Konferenca e paralajmëruar për në orën 14:00 e PDK-së, ende nuk ka nisur.
Megjithatë, sipas gazetares së Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, është kuptuar se në konferencë do të dalë kreu i PDK-së, Bedri Hamza, transmeton Klankosova.tv.
“Por ai është në mbledhjen e Kryesisë bashkë me partiakët e tij. Po e diskuton një dorëheqje të mundshme nga Partia Demokratike e Kosovës”, u shpreh Tërshani për emisionin “Kosova Today”.
“Bedri Hamza është vonuar që të dalë, megjithatë i njëjti kurdo që do të iu drejtohet mediave në këtë konferencë që e ka thirrur, me shumë gjasë për t’u tërhequr nga kryetarllëku i PDK-së, ai në këtë foltore do ta tregojë përfundimisht vendimin që e ka marrë kryesia”.
Burimi: klankosova.tv ↗

