KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Krasniqi me mesazh për Bedri Hamzën pas dorëheqjes: PDK-ja përballoi sfida të mëdha nën drejtimin tënd

Krasniqi me mesazh për Bedri Hamzën pas dorëheqjes: PDK-ja përballoi sfida të mëdha nën drejtimin tënd

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar Bedri Hamzën, i cili sot dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka vlerësuar kontributin e Hamzës në udhëheqjen e PDK-së, duke thënë se nën drejtimin e tij, partia përballoi sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira, shkruan lajmi.net.

Ai ka theksuar se maturia, ndershmëria dhe përkushtimi i Hamzës janë vlerësuar gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik.

“Faleminderit, miku im Bedri, për kontributin e çmuar, përkushtimin e vazhdueshëm dhe shembullin që ke dhënë në shërbim të PDK-së dhe Kosovës. Me ty si kandidat për kryeministër dhe së fundmi edhe si kryetar, PDK-ja përballoi sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se ka qenë kënaqësi të punonte me Hamzën dhe të ndante përgjegjësitë me të në një periudhë sfiduese për partinë dhe vendin.

Krasniqi e ka falënderuar atë edhe për miqësinë, sinqeritetin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se këto vlera mbeten të çmuara përtej bashkëpunimit politik.

“Mirënjohje nga zemra për gjithçka që ke dhënë dhe vazhdon të japësh”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.