KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Sa e shëndetshme është shega? Përfitimet dhe gjërat që duhet t’i dini

Sa e shëndetshme është shega? Përfitimet dhe gjërat që duhet t’i dini

Shega është një frut i pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, por përfitimet e saj shëndetësore nuk janë aq të mëdha sa pretendohet shpesh.

Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane për Shëndetin Plotësues dhe Integrues (NCCIH), studimet mbi ndikimin e shegës në organizëm janë ende të kufizuara dhe nevojiten kërkime të tjera për të konfirmuar efektet e saj.

Dëshmitë më të shumta shkencore lidhen me tensionin e gjakut.

Foto ilustruese

Një përmbledhje studimesh e publikuar në vitin 2024 tregoi se konsumimi i shegës mund të ndihmojë në uljen e tensionit sistolik me rreth 8 mmHg dhe atij diastolik me rreth 3 mmHg.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten studime më cilësore për të konfirmuar këto rezultate.

Hulumtimet sugjerojnë gjithashtu se shega mund të ndihmojë në uljen e lehtë të nivelit të sheqerit në gjak, ndërsa deri më tani nuk janë gjetur dëshmi të qarta se ajo ndikon ndjeshëm në uljen e kolesterolit.

Për sa i përket vlerave ushqyese, kokrrat e shegës janë zgjedhje më e mirë sesa lëngu, pasi përmbajnë fibra, vitaminë C, vitaminë K, folat dhe kalium.

Njëqind gramë kokrra shege kanë rreth 83 kalori dhe katër gramë fibra, ndërsa lëngu pothuajse nuk përmban fibra.

Në përgjithësi, shega konsiderohet e sigurt për konsum, por te disa persona mund të shkaktojë shqetësime të tretjes ose reaksione alergjike.

Ndërsa lëngu zakonisht tolerohet mirë, përdorimi i ekstrakteve dhe preparateve bimore kërkon më shumë kujdes, veçanërisht te personat që marrin ilaçe.

Për këtë arsye, rekomandohet konsultimi me mjekun para përdorimit të suplementeve me shegë.

Ekspertët theksojnë se shega mund të jetë pjesë e një ushqyerjeje të shëndetshme, por nuk duhet konsideruar si zëvendësim për trajtimet mjekësore apo si një zgjidhje e garantuar për problemet shëndetësore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.