Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në Gjilan, në të cilin janë gjetur dy qengja dhe një motor veture, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Sipas njoftimit policor, automjeti drejtohej nga një shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin, ndërsa qengjat dyshohet se janë kontrabanduar, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me qengjat është dërguar në pikën doganore në Dheun e Bardhë për verifikime të mëtejshme.
Burimi: klankosova.tv ↗

