KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kompania e fotografive Getty Images drejt falimentimit

Kompania e fotografive Getty Images drejt falimentimit

Kompania amerikane e fotografisë Getty Images njoftoi më 21 tetor se ka nisur procedurat ligjore në një gjykatë falimentimi në ShBA, në kuadër të planit të paralajmëruar më herët për ristrukturimin e borxhit dhe kalimin e kompanisë në pronësi private.

“Kompania ka nisur procesin për të marrë miratimin formal të planit të parapërgatitur të riorganizimit dhe, për ta zbatuar atë në mënyrën më efikase, ka filluar procedurat vullnetare sipas Kapitullit 11 në Gjykatën e Falimentimit të ShBA-së për Distriktin e Delawareit, për disa nga subjektet e saj në ShBA”, thuhet në një njoftim për media të Getty Images, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.

Getty Images, e cila bashkëpunon me AFP-në dhe shumë kompani të tjera mediatike, njoftoi në tetor se kishte arritur një marrëveshje me huadhënësit kryesorë dhe se do të ndiqte një procedurë falimentimi të parapërgatitur.

Sipas kompanisë, marrëveshja parasheh që anëtarët e familjes Getty dhe filialet e Koch Equity Development të investojnë deri në 533 milionë dollarë amerikanë për shlyerjen e borxhit.

Më 21 tetor, kompania deklaroi se “ka avancuar me zbatimin e ristrukturimit financiar të bërë publik më herët”, duke shtuar se pret që procesi të përfundojë deri në fund të vitit, pasi të merren miratimet e zakonshme rregullatore.

Getty Images do të vazhdojë të operojë normalisht gjatë gjithë procesit. Kompania bëri të ditur se do të mbështetet në financim deri në 143 milionë dollarë nga Koch, si dhe në të ardhurat nga aktiviteti i saj i vazhdueshëm.

Pas përfundimit të ristrukturimit, Getty do të jetë një kompani private, në pronësi të investitorëve të kapitalit, thuhet në njoftim.

Në një dokument të dorëzuar në tetor pranë autoriteteve të tregut të letrave me vlerë, Getty bëri të ditur se ishte njoftuar për planet për t’i hequr aksionet e saj nga Bursa e Nju-Jorkut, pasi vlera e tyre kishte rënë nën një dollar.

Getty Images raportoi humbje prej 206.1 milionë dollarësh amerikanë në vitin 2025.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.