Një shtetas i Turqisë ka raportuar në Polici se është viktimë e vjedhjes në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 22:00, kur ankuesi, derisa ishte duke qëndruar në një park, dyshohet se është vjedhur nga një person i panjohur.
Në çantën e tij, sipas raportimit, kishte rreth 250 euro para të gatshme dhe një telefon celular.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rastit.
Burimi: lajmi.net ↗

