KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tevez e organizon ndeshjen e lamtumirës, i fton Messin dhe Ronaldon

Tevez e organizon ndeshjen e lamtumirës, i fton Messin dhe Ronaldon

Carlos Tevez ka caktuar 20 dhjetorin për ndeshjen e lamtumirës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin legjendar “La Bombonera”, në Buenos Aires.

Ish-sulmuesi argjentinas dëshiron që në këtë ngjarje të veçantë të marrë pjesë edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Tevez ka luajtur përkrah Messit te kombëtarja e Argjentinës, ndërsa me Ronaldon ishte bashkëlojtar te Manchester United.

Megjithatë, pjesëmarrja e dy yjeve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndeshja synon të mbledhë edhe emra të tjerë të njohur me të cilët Tevez ndau fushën gjatë karrierës së tij. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.