KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi gjen përforcimin e ‘ëndrrave’ te Arsenali, por ka një problem të madh

Real Madridi gjen përforcimin e ‘ëndrrave’ te Arsenali, por ka një problem të madh

Real Madridi po vazhdon të kërkojë përforcime për repartin defensiv, ndërsa emri i Riccardo Calafiorit është rikthyer në listën e dëshirave të drejtuesve madrilenë.

Mbrojtësi italian, i cili është stabilizuar te Arsenali, ishte përcjellë nga klubi spanjoll edhe gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa tani interesimi për të është rritur sërish në prag të afateve të ardhshme kalimtare.

24-vjeçari, që ka kontratë me londinezët deri në vitin 2029, shquhet për fleksibilitetin e tij, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës, ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Paraqitjet e tij në futbollin anglez nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Real Madridit, të cilët po shqyrtojnë mundësitë për të përforcuar mbrojtjen.

Problemet fizike të disa lojtarëve, përfshirë rikuperimin e Eder Militaos dhe shqetësimet e vazhdueshme të Raul Asencios, kanë shtuar nevojën për alternativa të nivelit të lartë.

Megjithatë, transferimi i reprezentuesit italian nuk pritet të jetë i lehtë.

Sipas CaughtOffside, Arsenali do të shqyrtonte negociatat vetëm nëse oferta për Calafiorin do ta kalonte shifrën prej 100 milionë eurosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.