Arsenali po përgatitet të rivalizojë Real Madridin për shërbimet e yllit të Juventusit, Kenan Yildiz, teksa të dy klubet po shqyrtojnë oferta fillestare prej 100 milionë eurosh.
Sipas raportimeve nga mediat evropiane, Juventusi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga 20-vjeçari, të cilin e vlerëson në 150 milionë euro dhe synon ta blindojë me një kontratë të re afatgjatë, transmeton Klanksovoa.tv.
Megjithatë, e ardhmja e reprezentuesit turk lidhet ngushtë me Champions League.
Yildiz nuk dëshiron të mbetet jashtë garës elitare evropiane edhe për një sezon tjetër, nëse Juventusi arrin kualifikimin ai do të qëndrojë në Torino, përndryshe do të kërkojë largimin. S
kenar ky që i mban në gatishmëri të plotë si gjigantin spanjoll, ashtu edhe “Topçinjtë”.

