Gazetari Vehbi Kajtazi ka drejtuar akuza dhe kritika të forta ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se kredibiliteti i tyre është "zero" për shkak të shkeljeve procedurale dhe mungesës së llogaridhënies.
Gjatë një diskutimi në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, Kajtazi theksoi se institucionet e Kosovës do të duhej të kishin reaguar ndaj këtyre shkeljeve kohë më parë, në mënyrë që të hapeshin rrugët për ndryshime ligjore përpara se të shpallen vendimet përfundimtare.
Këto janë shkelje të rënda që do të duhej të adresoheshin dhe mbi bazën e këtyre shkeljeve Kosova do të duhej të reagonte përpara se të dilte një aktgjykim, që pastaj të ndërmerreshin hapa konkretë për ndryshime ligjore", tha Kajtazi.
Ai përmendi një raport të ekspertëve të Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells, duke renditur shkeljet kryesore që, sipas tij, po ndodhin në Hagë.

