KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shefi i UNMIK-ut: Kosova nuk na informoi për protestat në Prishtinë

Shefi i UNMIK-ut: Kosova nuk na informoi për protestat në Prishtinë

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, në raportin e tij të fundit për Kosovën, i cili mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026, ka folur për situatën në Kosovë gjatë kësaj periudhe.

Ai foli për protestat që u zhvilluan së fundmi në Prishtinë pas vendimit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, Policia e Kosovës, përgjithësisht, është sjellë në mënyrë profesionale gjatë gjithë kohës sa janë zhvilluar protestat.

Megjithatë, ai tha se koordinimi dhe ndarja e informatave me Kombet e Bashkuara ishte joadekuate.

“Policia e Kosovës njoftoi organizatat tjera ndërkombëtare, por jo Kombet e Bashkuara, një shembull i bashkëpunimit të kufizuar që autoritetet në Prishtinë i japin UNMIK-ut. Koordinimi operacional midis aktorëve ndërkombëtarë ishte më pak se optimal”, u shpreh shefi i UNMIK-it.  

Due tha se këto çështje i ka ngritur edhe me autoritetet e Kosovës e edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Shefi i UNMIK-ut foli edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për çka tha se i kufizohen kompetencat e tyre.

“E theksoj edhe brengosjen e shprehur nga BE-ja. Të pandehurit kanë të drejtë të apelit, por integriteti dhe pavarësia e procedurave gjyqësore duhet të respektohet dhe çdo veprim legjislativ duhet të jetë në përputhje të plotë me obligimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës”, deklaroi Peter Due.

Ai kërkoi bashkëpunim të plotë nga Kosova dhe Serbia për të kërkuar llogari për përgjegjësit në sulmin e Banjskës dhe atë të Ibër Lepencit.

Shefi i UNMIK-ut foli edhe për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si Presidente e vendit, gjë të cilën e përshëndeti.

Sipas tij, procesi i dialogut të rinovuar mes Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, mbetet esencial.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.