KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Hoti takon përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Vendore, këto janë temat që u diskutuan

Hoti takon përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Vendore, këto janë temat që u diskutuan

Ministri Andin Hoti ka pritur takim përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Vendore, me të cilët diskutuan për punësimin, të drejtat e punëtorëve, sigurinë dhe shëndetin në punë, politikat sociale dhe përfshirjen e personave me sfida të shëndetit mendor në tregun e punës.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë takimit, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,  Andin Hoti, prezantoi reformat që po ndërmerren në Inspektoratin Qendror të Punës, përfshirë nismat për avancimin e legjislacionit, forcimin e dialogut social dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se u diskutua edhe për digjitalizimin e inspektimeve dhe rekrutimin e 39 inspektorëve të rinj.

“Bashkëpunimi me shoqërinë civile mbetet i rëndësishëm për hartimin e politikave më të mira dhe më gjithëpërfshirëse në fushën e punësimit dhe mbrojtjes sociale”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.