KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

ODIHR për protestat në Shqipëri: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen

ODIHR për protestat në Shqipëri: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej tetë ditësh.

Përmes një reagimi publik, ODIHR u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen, duke theksuar se forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

Institucioni i OSBE-së nënvizon gjithashtu se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.

Reagimi vjen në një klimë të tensionuar, teksa protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit vijojnë në Tiranë, me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Situata ka ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të tubimeve dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.

ODIHR kërkon që ruajtja e rendit publik të shoqërohet me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, ndërsa përgjegjësia për çdo përdorim të paligjshëm të forcës të trajtohet përmes hetimeve të pavarura./euronews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.