KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet pasnesër në Miloçer të Budvës, në Mal të Zi.

Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në samit do të marrë pjesë edhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila gjatë qëndrimit në Mal të Zi do të zhvillojë takime me udhëheqësit e vendit dhe përfaqësues të tjerë politikë.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, Kos do të diskutojë me përfaqësuesit malazezë për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për reformat e nevojshme në këtë proces.

Ndërkaq, mediat malazeze raportojnë se komisionarja evropiane pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin do të diskutojë zhvillimet e fundit në vend.

Bashkëpunimi rajonal, ndërlidhja dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të jenë ndër temat kryesore të samitit.

Në listën e publikuar nga Qeveria e Malit të Zi figurojnë edhe drejtues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale, përfshirë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.