KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kursente gjysmën e pagës që në moshën 18-vjeçare, 24-vjeçari blen pronën e dytë

Kursente gjysmën e pagës që në moshën 18-vjeçare, 24-vjeçari blen pronën e dytë

Jacob Waddington, 24 vjeç, nga Lancashire, Angli, arriti të blejë dy prona brenda pak vitesh, falë disiplinës financiare dhe investimit në pasuri të paluajtshme.

Që në moshën 18-vjeçare, pasi mbaroi kolegjin, Jacob filloi të kursente të paktën 50% të të ardhurave. Duke jetuar me prindërit dhe duke paguar vetëm 200 paund në muaj për shpenzimet e shtëpisë, ai arrinte të kursente deri në 1,500 paund në muaj.

Në moshën 23-vjeçare, së bashku me të dashurën e tij, Holly, bleu një shtëpi me dy dhoma gjumi për 98,000 paund. Çifti investoi rreth 20,000 paund në rinovimin e saj, duke përfshirë kuzhinën, banjën, muret dhe sistemin e ngrohjes.

Pas përfundimit të punimeve, prona u rivlerësua në 160,000 paund. Në vend që ta shisnin, ata vendosën ta jepnin me qira për 875 paund në muaj, ndërsa kësti mujor i hipotekës ishte 430 paund.

Më pas, përmes rifinancimit të pronës së parë dhe përdorimit të kapitalit të krijuar, çifti arriti të blinte një vilë të vjetër, rreth 200-vjeçare, për 140,000 paund. Prona ndodhet pranë kodrës historike Pendle Hill dhe synimi i tyre është ta kthejnë në një akomodim turistik përmes Airbnb.

Për blerjen e dytë, ata përdorën gjithashtu një kredi afatshkurtër (bridging loan) për pjesën e mbetur të shumës.

Jacob thotë se synon të blejë edhe një pronë tjetër për ta rinovuar dhe shitur, ndërsa në të ardhmen dëshiron të blejë një shtëpi që ta rinovojë për të jetuar vetë.

Sekreti i tij? Kursimi i vazhdueshëm, shpenzimet e kontrolluara dhe përdorimi i rritjes së vlerës së pronës së parë për të financuar investimin e radhës./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.