Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Josko Gvardiolit nga Manchester City për të përforcuar mbrojtjen e Hansi Flickut.
Mbrojtësi kroat 24-vjeçar mund të luajë si qendërmbrojtës dhe në krahun e majtë. Ai vlerësohet rreth 70 milionë euro, ndërsa kontrata me Cityn i skadon në vitin 2031, transmeton Klankosova.tv.
Barcelona shpreson se sanksionet e mundshme ndaj klubit anglez mund ta bëjnë më të lehtë transferimin e tij në vitin 2027, megjithëse ende nuk ka vendim përfundimtar.
Burimi: klankosova.tv ↗

