KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Gjakovë dhe Vushtrri për shkak të rrezikut në punë

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Gjakovë dhe Vushtrri për shkak të rrezikut në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi, dy në komunën e Gjakovës dhe një në komunën e Vushtrrisë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas Inspektoratit, vendimi është marrë për shkak të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Punimet do të mbeten të ndaluara deri në përmbushjen e kërkesave dhe masave të nevojshme të sigurisë.

"Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës", thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.