Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka ftuar studentët shqiptarë që t’i bashkohen në një dialog për të gjetur zgjidhje të përbashkët.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetarja Ema Shazivari në një lidhje direkte nga Tirana, foli për këtë çështje, si dhe ecurinë e protestës studentore, transmeton Klankosova.tv.
Ajo deklaroi se “karriget e dialogut” të vendosura nga Rama, studentët kategorikisht i kthyen mbrapsht.
“Madje duke i gjuajtur drejt kryeministrisë”, u shpreh Shazivari në Klan Kosova.
Ndërsa gazetarja shtoi se kërkesa kryesore e protestuesve ka qenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Duke qenë që kjo ka qenë kërkesa e tyre, në këtë pikë nuk kanë çfarë dialogu të kërkojnë me kryeministrin Rama”, u shpreh ajo.

