KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane.

"SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës", ka deklaruar Haxhiu transmeton Klankosova.tv.

Ajo u shpreh falënderuese për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.