Futbollisti i FC Prishtinës, Rin Ahmeti, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ky çmim tradicional, i ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës i është ndarë Ahmetit pas paraqitjes së tij vendimtare në ndeshjen ndaj FC Ballkanit në Suharekë, transmeton Klankosova.tv.
Ahmeti ishte protagonisti kryesor në fitoren e skuadrës kryeqytetase, duke shënuar golin vendimtar që i siguroi Prishtinës tri pikë të rëndësishme në këtë përballje të kampionatit.
Me këtë paraqitje, futbollisti i Prishtinës kontribuoi drejtpërdrejt në suksesin e ekipit të tij, duke u vlerësuar për kontributin e dhënë në xhiron e dhjetë.
Burimi: klankosova.tv ↗

