Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit, pas largimit nga grumbullimi i kombëtares.
Vendimi ka nxitur diskutime, pasi dënimi konsiderohet i butë në raport me veprimin e kapitenit portugez.
Federata humbi rastin për të dhënë një shembull
Sipas “Tuttomercatoweb”, gjoba prej 255 eurosh është pothuajse e papërfillshme për Ronaldon, i cili te Al-Nassr përfiton të ardhura vjetore që, sipas raportimeve, afrojnë 250 milionë euro me bonuset dhe shpërblimet.
Pikërisht këtu qëndron kritika ndaj Federatës: çështja nuk është vetëm shuma e gjobës, por mesazhi që përcillet. Ronaldo, si kapiten dhe figurë globale e futbollit, shihet nga miliona të rinj si shembull dhe pritet të jetë ndër të parët që respektojnë rregullat.
Federata mori parasysh rrethanat lehtësuese, kontributin e jashtëzakonshëm të Ronaldos për futbollin portugez dhe kërkimfaljen e tij publike. Megjithatë, autori ngre pyetjen nëse një futbollist më pak i famshëm do të ishte dënuar po njësoj për të njëjtin veprim.
Ronaldo tashmë mund të jetë në dispozicion të Portugalisë për ndeshjet e nëntorit, nëse përzgjedhësi Jorge Jesus vendos ta ftojë.

