KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 14 milionë euro dëme nga kontratat kolektive, Komuna e Gjakovës kërkon kompensim

Mbi 14 milionë euro dëme nga kontratat kolektive, Komuna e Gjakovës kërkon kompensim

Në Gjykatën Komerciale po mbahet seanca e parë përgatitore në çështjen e Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit që lidhet me detyrimet e dala nga kontratat kolektive të viteve 2017 dhe 2021.

Vjollca Shyti, zyrtare ligjore e Komunës së Gjakovës, ka bërë të ditur se dëmet që këto kontrata i kanë shkaktuar komunës kapin vlerën e mbi 14 milionë eurove, njofton Klankosova.tv.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për mbulimin e detyrimeve që burojnë nga zotimet e marra në nivel qendror.

AKK-ja theksoi se këto mjete do të duhej të përdoreshin për investime kapitale dhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Asociacioni ka kërkuar shqyrtim të drejtë të çështjes dhe shmangie të zvarritjeve të mëtejshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.