KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bajrami-Kurtit për autostradën Prishtinë-Gjilan: Premtimet e pambajtura kërkojnë llogari, jo vota e duartrokitje

Bajrami-Kurtit për autostradën Prishtinë-Gjilan: Premtimet e pambajtura kërkojnë llogari, jo vota e duartrokitje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me premtimin për përfundimin e autostradës së Gjilanit, duke theksuar se projekti ende nuk është përfunduar.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar se nga premtimi i Kurtit kanë kaluar 3 vjet, 2 muaj e 29 ditë, ndërsa autostrada, sipas saj, vazhdon të mbetet e papërfunduar, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka përmendur edhe reagimet e shumta të qytetarëve ndaj postimit për këtë premtim, i cili, sipas saj, ka marrë rreth 21 mijë pëlqime, 2,500 komente dhe mbi gjysmë milioni shikime.

Bajrami ka ironizuar mundësinë që Kurti të dalë me një datë të re për përfundimin e projektit, duke e paraqitur atë sërish si lajm të madh.

“Ka ardhë koha që Kurti me dalë me një datë tjetër, me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar që politikanët nuk i mbajën premtimet, të japin llogari.

“Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje. Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është kontribut për të ardhmen e fëmijëve tanë. Bëjeni!”, ka shkruar deputetja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.