KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në rrjetin e ujësjellësit në rrugët “Kullat Shqiptare”, “Xhon Sereqi”, “Gani Musa”, “Eqrem Qabej” dhe “Shpëtimi”.

Punime janë paralajmëruar edhe në fshatrat Shupkofc, Lushtë, Vërrnicë, Rekë dhe Suhodoll.

Ndërkaq, në rrjetin e kanalizimit intervenimet do të kryhen në rrugët “Agim Ramadani – Katana”, “Harun Beka”, “Mbretëresha Teuta” dhe “Tanaska Raiqa”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, konsumatorëve u është rekomanduar ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.