Një këngë që nisi si pjesë e një feste familjare, sot po dëgjohet gjithandej dhe është kthyer në fenomen viral në rrjetet sociale.
Si lindi kënga “Pëllumbat e babait”, kush qëndron pas saj dhe si u shndërrua në hitin që po këndohet nga të gjithë, në emisionin “Ora Shtatë” foli autori i kësaj kënge, Timon, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se nuk e ka pritur që do të bëhet virale deri në këtë masë kjo këngë.
“Besoj shumë që njerëzit familjar që kanë postuar me djemtë e tyre, fëmijët e tyre, shumicën e rasteve, besoj që ajo”, u shpreh Timo në Klan Kosova.
“Unë personalisht jam pak në shok, e di çka është duke ndodhur, por nuk jam duke e dit, me një fjalë nuk e mundem me përshkru me fjalë, sepse jam në huti”, shtoi këngëtari.
Ai theksoi se një hit i tillë, dekadën e fundit nuk është bërë asnjëherë.
“Sipas shoqërisë që i kam në estradë, dekadën e fundit kësi hiti nuk është bërë asnjëherë”, tha ai.

