Një grua në Suharekë ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është raportuar më 19 tetor, në orën 12:57, në rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë.
Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. “Avdyl Ramaj”, Suharekë 19.10.2026, 12:57. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Burimi: lajmi.net ↗

