Një shtetas turk është arrestuar gjatë së hënës, pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari dhe policët kanë pranuar trajtim mjekësor, përderisa me vendim të prokurorit, shtetasi turk është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Sulm ndaj personit zyrtar
Rr. “Bajram Kelmendi” Prishtinë, 19.10.2026, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Turqisë, pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

